ORTODONCIA INTERCEPTIVE
Ortodoncia interceptive i referohet një faze të trajtimit që ndodh gjatë fëmijërisë, zakonisht midis moshës 6 dhe 10 vjeç, për të parandaluar ose korrigjuar probleme dentare dhe skeletale të mundshme para se ato të bëhen më serioze. Ky trajtim i hershëm ka për qëllim udhëheqjen e zhvillimit të duhur të dhëmbëve, nofullave dhe kafshimit, duke ulur mundësinë për trajtime më të gjata dhe më të komplikuara më vonë, siç janë kirurgjia e nofullave dhe heqja e dhëmbëve.

Parandalon probleme të mëdha më vonë
Drejton rritjen e nofullave
Përmirëson shëndetin dentar
Përmirëson estetikën dhe vetëbesimin
Redukton kohën e trajtimit më vonë
BRAKETA ESTETIKE DHE METALIKE
Trajtimi ortodontik me braketa është një nga metodat më të zakonshme që përdoren për të korrigjuar probleme të ndryshme dentare, siç janë shtrembërimet, kafshim I hapur, kafshim I kryqëzuar, grumbullimi ose hapësirat midis dhëmbëve. Ky trajtim përfshin ngjitjen e braketeve në dhëmbë dhe përdorimin e telave dhe pjesëve të tjera për të zhvendosur gradualisht dhëmbët në pozizionet e dëshiruara.


Llojet e Braketeve të Përdorura në Trajtimin
Ortodontik:
- Braketa metalike
- Brakete qeramike: Brakete me ngjyrë dhëmbi ose të qarta që janë më pak të dukshme
- Brakete auto-ligante: Këto brakete përdorin një mekanizëm të integruar për të mbajtur telin e harkut, duke eliminuar nevojën për grupe elastikësh duke patur kështu higjienë më të mirë. Ato zvogëlojnë forcat e fërkimit, duke çuar në një trajtim më të shpejtë dhe më të rehatshëm.
Përfitimet e Trajtimit Ortodontik me Braketa
- Përmirësimi estetik: Drejtimi i dhëmbëve mund të përmirësojë ndjeshëm pamjen e buzëqeshjes suaj.
- Përmirësimi i funksionit: Rregullimi i problemeve me kafshimin mund ta bëjë më të lehtë përtypjen dhe të folurit dhe të parandalojë problemet e artikulacionit temporomandibular në të ardhmen.
- Shëndet më i mirë oral: Dhëmbët e drejtë janë më të lehtë për t'u pastruar, duke reduktuar rrezikun e kariesit, sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe konsumimit të dhëmbëve.
ALINEATORET TRANSPARENTE (Maskerina)
Alineatorët në Ortodoncisë janë një alternativë moderne ndaj aparateve tradicionale për rregullimin e dhëmbëve. Ato janë maskerina transparente dhe të heqshme që zhvendosin gradualisht dhëmbët në pozicionet e duhura. Alineatorët janë një zgjedhje gjithnjë e më popullore për njerëzit që kërkojnë një mundësi trajtimi ortodontik më diskret dhe më të rehatshëm.



