Implantologjia
Çfarë është implanti dentar?
Implanti dentar është një vidë e vogël prej titani që vendoset në kockën e nofullës për të zëvendësuar një dhëmb të munguar. Ai vepron si rrënjë artificiale dhe, pas një procesi natyror të quajtur osteointegrim, bëhet bazë e fortë për një kurorë fikse.
Pse të zgjedhësh implantin?
Implantet janë zgjidhja më moderne dhe afatgjatë për zëvendësimin e dhëmbëve të munguar. Ja disa nga përfitimet kryesore:
  • Mundëson vendosjen e kurorave ose urave fikse në zona pa dhëmbë
  • 4 implante mund të mbështesin një protezë fikse për të gjithë gojën (Toronto Bridge)
  • Ruajnë strukturën e kockës dhe parandalojnë rënien e saj
  • Zgjatin shumë gjatë – shpesh për gjithë jetën
  • Procedura është pa dhimbje dhe shërimi është i shpejtë
  • Shkalla e suksesit është shumë e lartë (99%)
Si funksionon procesi?
  • Konsultimi fillestar: Vlerësohet gjendja juaj shëndetësore dhe kockore.
  • Planifikimi: Përcaktohet lloji dhe numri i implanteve.
  • Ndërhyrja kirurgjikale: Zgjat pak, bëhet me anestezi lokale dhe është pa dhimbje.
  • Shërimi: Arrihet brenda 7-10 ditësh.
  • Protezimi: Pas rreth 2-3 muajsh (ose më shumë, sipas rastit), vendoset dhëmbi i përhershëm.
  • Në disa raste, proteza provizore mund të vendoset menjëherë pas implantimit.
Kush nuk mund të vendosë implante?

Implantet nuk rekomandohen për pacientë me: Diabet të pakontrolluar, probleme serioze me veshkat ose mëlçinë, duhanpirje të rëndë, kimioterapi/radioterapi aktive, përdorim të ilaçeve si bifosfonatet, iInfarkt Në rast mungese të kockës, kjo e fundit mund të plotësohet përmes procedurës së graftimit (shtim ose transplantim i kockës).

Pas trajtimit, çfarë të pres?
  • S’ka dhimbje gjatë procedurës (falë anestezisë)
  • Pas trajtimit jepen medikamente për një shërim të qetë
  • Ënjtja është normale dhe kalon shpejt me kujdesin e duhur
  • Pas 7-10 ditësh mund të riktheheni në aktivitetet normale
  • Klinika jonë është gjithmonë në dispozicion për çdo pyetje apo shqetësim gjatë procesit
Rezultati
Funksionalitet, rehati dhe estetikë maksimale. Një zgjidhje moderne për të rikthyer buzëqeshjen dhe shëndetin oral.
Proteza të Fiksuara mbi Implante vs. Proteza të Lëvizshme

Protezat e fiksuara mbi implante përfaqësojnë një zgjidhje moderne dhe afatgjatë për zëvendësimin e dhëmbëve, duke ofruar stabilitet, funksionalitet dhe estetikë të natyrshme. Ato ankorohen në kockën e nofullës përmes vidave prej titani, duke garantuar një bazë të fortë dhe duke parandaluar humbjen e masës kockore – një problem i zakonshëm tek protezat tradicionale.

Ndryshe nga protezat e lëvizshme që mbështeten drejtpërdrejt mbi mukozën orale dhe mund të lëvizin gjatë të folurit apo ushqyerjes, protezat mbi implante qëndrojnë të sigurta, shmangin irritimet dhe ofrojnë një përvojë shumë më komode për pacientin. Ato rikthejnë aftësinë për të përtypur si duhet, përmirësojnë të folurin dhe ndihmojnë në ruajtjen e strukturës natyrale të fytyrës.

Edhe pse fillimisht mund të kenë një kosto më të lartë, protezat e fiksuara mbi implante janë një investim i mençur për mirëqenie afatgjatë – duke ndikuar pozitivisht jo vetëm në shëndetin oral, por edhe në atë të përgjithshëm, përmes ushqyerjes më të mirë dhe reduktimit të inflamacionit që mund të shkaktojnë protezat e lëvizshme.

A Jam Kandidat për Implantet Dentare All-on-6®?
Për të përcaktuar nëse sistemi All-on-6® është zgjidhja më e përshtatshme për ju, duhet të merren parasysh disa faktorë kryesorë. Në përgjithësi, kandidatët idealë për këtë metodë janë ata që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  • Shëndet i mirë oral, pa shenja të sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve.
  • Gjendje e mirë e përgjithshme shëndetësore, pa sëmundje të rënda që mund të pengojnë procesin e shërimit.
  • Dendësi e mjaftueshme e kockës së nofullës për të mbështetur vendosjen e 6 implanteve.
  • Humbje të shumta të dhëmbëve ose dëmtime të theksuara dentare.
  • Preferencë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të fiksuar për dhëmbët e sipërm ose të poshtëm.
  • Pakënaqësi me protezat ekzistuese, si p.sh. lëvizje gjatë të folurit ose përdorim të ngjitësve të parehatshëm.
  • Gatishmëri për të ndjekur udhëzimet e mjekut, përfshirë ndërprerjen e duhanit para dhe pas implantimit.
  • Përkushtim ndaj kujdesit oral të vazhdueshëm pas implantimit për të siguruar jetëgjatësinë e implanteve.
A është i Nevojshëm Graftimi (shtim) i Kockës para Vendosjes së Protezave All-on-6?

Me teknologjinë All-on-6, nevoja për graftim të kockës zvogëlohet ndjeshëm falë pozicionimit strategjik të 6 implanteve titan në zona me densitet të lartë të kockës së nofullës. Kjo shpesh mundëson vendosjen e implanteve pa nevojën për shtim të kockës.

Megjithatë, pacientët me humbje të konsiderueshme të kockës mund të përfitojnë nga graftimi për të siguruar një bazë më të fortë dhe të qëndrueshme afatgjatë. Në këtë rast, dentisti do të aplikojë fragmente të vogla kockore donatore në zonat e dobësuara, të cilat do të integrohen gradualisht me kockën natyrale.

Gjatë vizitës fillestare, kirurgët tanë do të vlerësojë shëndetin oral, densitetin dhe sasinë e kockës për të përcaktuar planin më të mirë trajtues, duke garantuar rezultate optimale për çdo pacient.