
Kirurgjia Dentare & Ngritja e Sinusit – Zgjidhje për Rastet e Vështira
03/09/2025
Ortodoncia për të Rritur – Braketa Estetike dhe Invisalign për Diasporën
03/09/2025Nëse jeni prind dhe jetoni jashtë, mos e lini kujdesin dentar të fëmijëve për më vonë. Vizita në atdhe është mundësi ideale për të kontrolluar, edukuar dhe trajtuar çdo problem dentar të fëmijëve.
Çfarë ofrojmë për fëmijët?
✅ Kontroll të përgjithshëm dhe vlerësim të zhvillimit të dhëmbëve
✅ Largim të kariesit dhe mbushje me materiale të çertifikuara
✅ Pastrim dhe fluorim për forcim të smaltit
✅ Trajtim të frikës nga dentisti përmes teknikave miqësore
✅ Konsulta ortodontike për drejtimin e hershëm të dhëmbëve
– Pyetje të Shpeshta për Kujdesin Dentar të Fëmijëve
1. Në çfarë moshe duhet ta sjell fëmijën për kontrollin e parë?
Rekomandohet nga mosha 4 vjeç, por edhe më herët nëse ka dhëmbë të prishur ose trauma.
2. A mund të përfundojnë trajtimet gjatë pushimeve?
Po! Zakonisht trajtimet për fëmijë janë të shpejta dhe mund të mbyllen në pak seanca.
3. Fëmija im ka frikë nga dentisti – çfarë bëni në këtë rast?
Kemi një qasje shumë të butë dhe miqësore dhe përdorim metoda që reduktojnë stresin.4. A mund të bëni edhe kontroll ortodontik për fëmijët?
Po! Vlerësojmë nevojën për aparate që herët, për të parandaluar probleme më të mëdha në të ardhmen.
