
Zbardhimi Profesional i Dhëmbëve – Për këdo që Kërkon Buzëqeshje të Bardhë në Pak Minuta
03/09/2025
Zëvendësimi i Ura & Protezave të Vjetra – Zgjidhje Moderne për të gjithë
03/09/2025Kujdes Bazë për të Gjithë Ata që Kthehen në Atdhe
Edhe nëse nuk ke nevojë për trajtime të mëdha, pastrimi profesional dhe kontrolli periodik janë të domosdoshëm për shëndetin e gojës. Këto janë trajtime të shpejta, që mund t’i kryesh në vetëm një vizitë, gjatë pushimeve në Shqipëri.
Pse janë të rëndësishme këto shërbime?
✅ Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve
✅ Zbulojnë dëmtime të fshehura që mund të agravohen
✅ Rikthejnë pastërtinë dhe freskinë në gojë
✅ Mbushjet estetike ruajnë pamjen natyrale të dhëmbëve
Çfarë përfshihet?
Pastrimi profesional: heqje gurëzash, pllakë bakteriale, llustrim
Mbushje estetike: për dëmtime të vogla–mesatare, me ngjyrë identike me dhëmbin
Kontrolli i përgjithshëm + grafi panoramike nëse kërkohet
– Pyetje të Shpeshta për Pastrim & Mbushje
1. A duhet të bëj pastrim edhe nëse nuk kam dhimbje?
Po! Plaka bakteriale dhe gurët nuk japin gjithmonë simptoma, por shkaktojnë dëmtime afatgjata. Pastrimi rekomandohet çdo 6 muaj.
2. A mund të bëj vetëm një pastrim dhe kontroll gjatë pushimeve?
Po! Është ideale për të gjithë pacientët.
3. Mbushjet estetike a janë të qëndrueshme?
Po! Nëse bëhen mirë, mund të zgjasin shumë vite. Ne përdorim materiale të avancuara nano kompozite.
4. Sa kohë zgjat pastrimi dhe një mbushje?
Pastrimi zgjat rreth 30 minuta. Një mbushje zakonisht 20–40 minuta, në varësi të dëmtimit.
